Dritarja shqiptare

Zëri i një grimce të zemrës tënde Shqipëri

28-29 Nentori

Pavaresia e flamurit      L’Associazione degli Studenti Albanesi di Brescia,

in occasione della

Festa d’Indipendenza della Repubblica Albanese 28/29 Novembre 1912

vi invita il 26 Novembre ore 17:00  presso la Sala Polifunzionale CEDISU  (Viale Europa 39 Brescia), a celebrare insieme il giorno che ha segnato l’indipendenza del paese dall’Impero Ottomano dopo cinque secoli di occupazione e la nascita del nuovo stato albanese.

No comment
taintedsong.com taintedsong.com taintedsong.com

… Roma 17 ottobre 2009

Kur faktet flasin më shumë se fjalët….

    Manifestazione a Roma         Pachetto sicurezza         Striscione         Bandiera dell’Albania  

Manifestazione        p1000751.JPG       Manifestanti        p1000722.JPG

3 Comments
taintedsong.com taintedsong.com taintedsong.com

Imigrantët, të huaj kudo

Fjala “imigrantë” është sintomë frike, diversiteti. Imigrantët janë kërcënim për sigurinë publike.

Parlamenti italian



Nga këto fjalë të qytetarëve lind nevoja e krijimit të një ligji per tiu pergjigjur kësaj frike ose per ta lehtësuar sado pak (ligje kunder imigranteve).
Bëhet fjalë për projekt ligjin e partis së djathtë “Lega Nord” të ashtuquajturin “Pacchetto sicurezza” që për fat të mirë nuk u miratua në parlament.

Një nga pikat kulminante të këtij projekti ishte taksa për permesot (nga € 50 deri në € 200), që teknikisht nuk mund të quhet as taks. Taksat i paguhen shtetit për një sherbim të ofruar nga ky i fundit. Këto të ardhura do të mbulonin shpenzimet per klandestinët.
Ndëshkojmë imigrantët që punojnë me rregulla, kontribojnë në rritjen e ekonomisë, të popullsisë, paguajnë taksat, që një permeso e kanë,  për të kapitalizuar shtetin për mbajtjen e klandestineve që një permeso se kanë.

Leke

 


Perveç dritave, ujit, gazit, qëras një familjeje të huaj prej 4 pjestarësh , me një rrog mesatare prej € 1500 do ti shtoheshin edhe 480 € në vit (mesatarja taksës për permeso = 120).
A do ti përballonte kjo familje këto shpenzime?
A do ia vlente të jetoje më në Itali?


E të themi,  që prezenca e imigranteve është e domosdoshme, sepse janë keta të fundit që zëjnë vendet e punës tashmë të braktisura nga italianët sepse shumë të lodhshme ose të paguara shumë pak.
Një meditim analog e meriton edhe një pikë tjetër e projekt ligjit. Bëhet fjalë për një fidejusion bankar prej 10 mijë euros për ekstracomunitarët që duan të hapin një partitë IVA.

Mjek


Edhe pse ky projekt ligj nuk është miratuar përkohësisht numri i të paligjëshmëve që përdornin sherbim shëndetsor ka rënë 18-20%, duke qënë se në një nga komat thuhej që mjekët duhet të bëjnë spiunazh e të denoncojnë klandestinet.Rrezikohet që ndonjëri nga këto të fundit të vdes në rrugë ose të sjell ndonjë sëmundje ngjitëse.


 

Gian Battista Stella në librin e tij “Kur Shqiptarët ishim ne” thotë: emigrantët përballonet të gjithë me të njëjtat probleme, diskriminime, vështirësi në marrjen e permesove. E vetmja diferenzë midis emigrantëve italianë atëherë dhe imigrantëve sot në Itali është periudha kohore. Italianët e kanë përjetuar më përpara këtë fenomenë ndërsa imigrantët e Italisë po e jetojnë tani.

Kështu që mjerë kujt i bie per pjesë të emigrojë.

5 Comments
taintedsong.com taintedsong.com taintedsong.com

Qyteti im

Durrësi, sapo dëgjoj këtë emër, emocione të panumerta me pushtojne te gjithe trupin . Dhe ne kujtesen time hapet nje sirtar i madh ku brenda tij perplasen zhurmueshem fragmente gezimi, puthjesh, te qeshurash, lot, dhimbje, mall. E me pas si nje toge ushtaresh te bindur perpara gjeneralit te tyre fillojne e dalin ne rresht per nje si kronologji .

Perëndimi           Perëndimi

Gjithcka fillon ne ditet e para te Gushtit qe per shume njerez mund te jete nje muaj i zakonshem i vitit, per mua eshte i vecante pasi eshte muaj i pushimeve qe do te thote mundesia per tu kthyer ne vendin tim te lindjes.

     porti-i-durresit.JPG                     Durrësi

Lundroj perms Adriatikut ne nje udhetim qe duket se sdo te mbaroje kurre . E me ne fund ja ku jam ne portin e madh te Durresit qe me modesti e them se eshte porti me i madh i vendit. Sapo zbres ne toke nxitoj te bej  nje panorama te qytetit edhe pse e lodhur nga lundrimi nuk mund ta shtyje per me vone se kam pritur kaq gjate. Kembet me ndalen ne sheshin Taulantia qe dikur quhej Vollga . Eshte ky shesh qe ne ditet e veres sapo bie muzgu e deri ne oret e vona te nates pushtohet nga banoret e qytetit tim. Te gjithe si aktore profesionist zene vendin e tyre si ne nje skenar filmi pa ze. Te moshuarit ulen neper stola , femijet  luajne ne barin e gjelber, djemte mbeshtetur neper bordurat e sheshit e me nje shikim ngazellyes veshtrojne paraden e gjate e te hijeshme te vajzave te bukura te qytetit tim.  

 Pamje nga kodra   

E le shetitoren per tu ngjitur ne kodren e gjelbert me pisha te qytetit qe banoret shume vite me pare e kane pagezuar me emrin Vila e Zogut  pasi ne majen e kesaj kodre ndodhet nje ndertese kur dikur jetonte Mbreti Zog . Nga maja e kodres qytetin e kam ne pellembe te dores . Shikoj ndertesat e panumerta dhe midis tyre mundohem te dalloj banesen time te vjeter qe pret me padurim te shkoj dhe ta zgjoj nga gjumi i thelle . Nga flladi i lehte e i ngrohte vere perzier me jodin e detit me perkedhel fytyren sikur deshiron te me largoje lodhjen e rruges .

Ja ku eshte dhe plazhi i mrekullueshem qe gumezhin cdo vit nga mijra pushues qe vijne nga gjithe vendi . Zbres ngadale me hapa te vegjel per te shijuar cdo segment , jam dhe e kujdesshme per te pare dhe ndryshimet e bera kur nuk kam qene ketu . 

 Bregdeti              Bregdeti i Durrësit 

Nuk harroj te ndaloj disa caste dhe ne amfiteatrin gjigand te qytetit , aty ku gladiatoret dhe poetet e lashtesise kane gdhendur me germa te arta emrin e DYRRAHUT te madh , Durresit tim . Kam shetitur ne shume qytete te Europes . Kam kontaktuar me njerez  e kultura te ndryshme . Por ky qytet ka nje force enigmatike qe me terheq si nga ana fizike  ashtu dhe ajo shpirterore . Jo vetem se ketu kam njerez te afert te gjakut , miq , shok por sepse keto kam belbezuar per here te pare fjalen nene . Ne kete qytet kam hedhur hapat e pare , neper rrugicat e tij kam vrapuar , jam rrezuar , jam ngritur e kam vrapuar perseri . Ketu kam pasur per here te pare vendin tim te fshehte ku me shoqet e mija rrefenim sekretet e adoleshences . Ketu une kam dhe pemen time . Nje pishe e larte qe qendron e gjelber gjithe vitin e me gjelberimin e saj   me jep shprese e harmoni . Ne trungune saj une kam gdhendur emrin tim kur isha e vogel si per te treguar qe ajo eshte e imja dhe nuk e prek dot askush . Dhe pse vitet kalojne , njerez vdesin , shume te tjere lindin pema ime qendron aty e gjelber me rrenjet e ngulura thelle ne token e vendit tim te lindjes qe me pret gjithmone krahe hapur e qeshur duke me ftuar . Eja . Sepse ti je pjese e ketij qyteti te bukur e magjik . Ti je pjese e Durresit .

5 Comments
taintedsong.com taintedsong.com taintedsong.com

Un dolce per Elena

Scrivo questo post integralmente in italiano perchè voglio proporre a Elena e a tutti coloro che leggono questo blog un tradizionale e tipico dolce albanese delle festività di dicembre: il BAKLLAVA

Ingredienti per la pasta:

1 kg di farina

un cucchiaio di zucchero

un cucchiaio d’olio

un pizzico di sale

1/2 l di latte

7 uova (3 intere, 4 tuorli).

Ingredienti per lo sciroppo:

3 kg di zucchero

1 kg di noci

250 g di burro

polvere di cannella

chiodi di garofano

PREPARAZIONE

  1. Impastiamo la farina con le uova, lo zucchero, l’olio e il sale.

  2. Aggiungiamo successivamente all’impasto mezzo litro di latte tiepido.

  3. Amalgamiamo il tutto e lasciamo riposare in una terrina per 4/5 ore.

  4. Dividiamo la pasta ottenuta in almeno 12 palline delle dimensioni di un pugno e con l’aiuto di un mattarello la tiriamo in modo da ottenere 12 sfoglie sottilissime.

  5.  Lasciamo riposare ancora per 1 ora.

  6. Nel frattempo prepariamo lo sciroppo, mettendo sul fuoco una pentola con 1,5 l di acqua e 3 kg di zucchero.

  7. Lasciamo consumare finchè non otteniamo la densità desiderata

  8.  Imburriamo una teglia e stendiamo 6 sfoglie (ognuna spennellata  con del burro).

  9. Su questi primi 6 strati  adagiamo le noci tritate non troppo grosse, una spolverata di cannella e alcuni chiodi di garofano.

  10. Ricopriamo il tutto con le 6 sfoglie rimaste che andranno spennellate ognuna, inclusa la superficie dell’ultima, con il burro restante.

  11. Prendiamo poi un coltello dalla lama tagliente, immergiamolo in acqua bollente e tagliamo la pasta (fino in fondo) diagonalmente in modo da ottenere dei rombi.

  12.  Inforniamo a 170° /180 per circa  40/50 minuti finchè la pasta non assume un colore dorato.

  13. Una volta tolto il dolce dal forno ricopriamo con abbondante sciroppo (freddo) .

 

IL RISULTATO

Se la preparazione risulta troppo difficoltosa  o semplicemente non avete una giornata libera da dedicare alla preparazione di questo dolce, vi aspetto tutti a casa mia per degustare questa bomba di calorie.

Buone feste a tutti

 

 

3 Comments
taintedsong.com taintedsong.com taintedsong.com

Nje ender e gjate nje nate

Shumica e femijeve jane rritur me figuren e babagjyshit (ose plakut te vitit te ri), si nje feste te cilen mezi e presin. Kjo per vete arsyen sepse babagjyshi u degjonte deshirat e tyre per dhuratat qe ata aq shume deshironin.

Ne disa qytete te veriut te Italise (Udine, Brescia, Cremona, Bergamo, Mantova, Piacenza, Verona etj) pervec babagjyshit shume femije presin me ankth 13 Dhjetorin, festen e Santa Lucia.

Si Plaku i Vitit te ri, Santa Lucia sjell dhurata per femijet qe gjate vitit jane sjellur mire. Edhe se ne origjine kjo dite kishtë plotesishte nje vlere fetare, tradita moderne don qe femijet te shkruajne nje leter per te pershkruar dhuratat qe deshirojne. Naten  e 12 Dhjetorit vendosin per S.Lucia ne nje pjate disa portokalle dhe biskota, nje gote vere te kuqe dhe pak bar per gomarin qe mban dhuratat. Te nesermen karamele, monedha cokollate dhe dhuratat qe kane kerkuar presin vogelushet. Nje nga kujtimet e para qe kam ne Itali ka te beje me kete feste.

Kisha vetem nje muaj ne Itali dhe mund te imagjinoni italishten e nje vajze 8 vjecare (ne 1993) por mbas shume mundimesh mesuesja me shpegoj historine dhe un me pafajesine e nje 8 vjecare ate dite shkruajta leteren, fjeta heret dhe vendosa ne penxhere portokallet, biskotat, veren dhe pak bar, por ne mengjes asnje dhurate, asnje karamelle nuk po me priste. Ate dite zbulova te verteten: gjithe kjo ishte nje genjeshter, babagjyshi dhe S.Lucia nuk ekzistojne. Prinderit  e justifikuan kete veprim duke thene se tashme isha rritur dhe babagjyshi dhe S.Lucia jane vetem per femijet e vegjel.   

 

Un sogno lungo una notte

Uno dei primi ricordi della mia vita in Italia, si ricollega alla festa di S.Lucia. Io come molti altri bambini sono cresciuta con il mito di Babbo Natale, ma il 12 dicembre 1993 ho sentito parlare per la prima volta di S.Lucia. Con l’ingenuità di una bambina di 8 anni anch’io scrissi la letterina e andai a dormire presto quella sera (ricordandomi di lasciare dei biscotti in dono a S.Lucia come mi avevano raccomandato i miei compagni di scuola).

La mattina dopo però non trovai nessun regalo ad attendermi.     

                  

2 Comments
taintedsong.com taintedsong.com taintedsong.com

Lo sapevate che…

Me datën 2 dhjetor 2008 kryeministri italian Silvio Berlusconi është rikthyer në Shqipëri pas 6 vitesh për të takuar presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe krerët e lartë të shtetit.. Berlusconi-BerishaPika thelbesore e vizitës ishte nënshkrimi i disa marrëveshjeve energjitike.

Italia po vuan nga kërkesa e lartë për konsum të energjisë elektrike dhe furnizuesi kryesor mbetet Franca me çmime tepër të larta. Kjo gjë e bën projektin për ndërtimin e centralit nuklear në Shqipëri tepër tërheqës.

 

Italianët nuk “duan”  nuklearin, i konsideruar “mollë e ndaluar” për ta që në ‘87-ën, falë referendumit.

 

Kompania ENEL ka lidhur një kontratë me qeverinë shqiptare për ndërtimin e dy termocentrale në pjesën bregdetare të Durrësit, ku fuqia transmetuese e energjisë elektrike mendohet të jetë rreth 1600 megavat.

Bregdeti i DurrësitLlogara

Të tjera projekte po në sektorin e energjisë elektrike lidhen me zonat në perëndim të vendit, duke nisur me Lezhën e deri në Llogora, ku parashikohet të ndërtohen disa parqe ekologjike me vlerë investimi 0.5 miliardë euro.

Megjithatë, disa ekspertë kanë vënë në dukje se, edhe nëse ndërtohet, Shqipëria nuk do të përfitojë asnjë kilovat, për shkak se energjia e prodhuar do të dërgohet menjëherë në Itali. Moncada e ka pranuar këtë fakt edhe para shoqatave ambientaliste shqiptare.

Linja Vlorë-BrindiziMe një kapacitet të instaluar prej 500 megavatësh, projekti mund të jetë më i madhi park energjetik tokësor në Evropë. Projekti përfshin ndërtimin e një linje transmetimi nga Vlora Brindizi.
Projekti ka një kosto prej 1.25 miliardë eurosh dhe pritet të nisë në vitin 2010.

Italia gjithashtu konfirmoi mbështetje të plotë për Shqipërinë në momentin që ajo sic tha Berlusconi do të aplikojë për vendin kandidat për në BE. Nga ana tjetër kryeministri Berlusconi tejkaloi çështjen e liberalizimit të vizave mes Shqipërise dhe Italisë, duke e lënë atë në kufijtë e deklaratës së ministrit të tij të jashtëm Fratini, pak kohë më parë në Tiranë, se ky proçes do të fillojë gjatë vitit 2009.

Ka gjithashtu një sens urgjence për zotin Berisha që përballet me zgjedhje në qershor do të bindë shqiptarët të lodhur nga mungesat e vazhdueshme të dritave se atyre po i vjen ndihma.

 

Dopo 6 anni il premier italiano Silvio Berlusconi è tornato in Albania al fine di presenziare alla firma di quattro accordi (del valore di oltre 2 miliardi di euro), per la costruzione della più grande centrale eolica mai progettata in Europa, per la nascita di 2 centrali termoelettriche e quella di un parco energetico. Tutte le centrali verranno costruite in città costiere o in prossimità di riserve naturali!!!!! Il premier Sali Berisha ha invitato nuovamente gli imprenditori italiani a investire in Albania assicurando che il governo avrebbe promosso e favorito a tal scopo lo snellimento della burocrazia. Durante l’incontro sono statti affrontati anche argomenti più scottanti come l’energia nucleare, l’Italia sarà infatti il primo partner per lo sviluppo del nucleare in Albania (anche se non si sono specificati i tempi di realizzazione di tale progetto), e la liberalizzazione dei visti riferendosi alle dichiarazioni del Ministro degli Esteri Fratini. Per di più Silvio Berlusconi ha affermato che “L’Italia avrà l’orgoglio e l’onore di essere il primo avvocato dell’Albania quando Tirana deciderà di presentare la domanda per l’ammissione nell’Unione Europea “.

Guardando i telegiornali mi sono posta alcune domande….

  • 1) Perché nessun telegiornale italiano ha dato importanza a questa notizia?

  • 2) Ha senso costruire una centrale a Durazzo, città costiera che se opportunamente valorizzata possiede un elevato potenziale turistico?

  • 3) Ha senso trasformare la costa albanese in un polo industriale?

  • 4) Liberalizzare i visti ? Un miraggio o realtà?

No comment
taintedsong.com taintedsong.com taintedsong.com

Na ishin njëherë…

Na ishin njëherë Vanka dhe Ingrida. 

 Vanka e vogël                  Ingrida e vogël

Por njërzit nuk pyesin: “si ishe?”, por “si je?”   

   Vanka sot                         Ingrida sot  

                                                      

5 Comments
taintedsong.com taintedsong.com taintedsong.com

Dritare e hapur


No comment
taintedsong.com taintedsong.com taintedsong.com

Vështrim “dashuri”

ApoloniaMendime të thella e të magjishme më mbytin teksa marr penën e filloj të shkruaj për SHQIPËRINE, për atë bukuri përrallore. Është një copëz ari e fshehur nën hijeshin e saj dinjitoze.

E si mos të krenohemi kur atje cdo gjë të përshëndet me lumturi e dhurim ngrohtësie.
Natura bëhet mikja jote e zemrës kur ndan me ty cdo grimcë të trupit të saj. Papritur gjëndesh e trupëzuar nën gjirin e saj dhe ngelesh për pak sekonda pa frymë.
Ajri i saj ti lehtëson dhimbjet, deti të mbush të gjithë botën e pashpresë dhe boshe që të ka berë pre të saj.
Jeta atje të thërret të luash me të, edhe nëqoftëse humbet , humbja për ty ngelet prap një shije e ëmbël dhe aromë e këndshme shpeshherë e pavdekshme sepse ky fakt të vjen nga një vend që të ka sjell në jetë.
Eci pafund për të shkelur cdo cep të kësaj mrekullie joshteruese.

Hedh një sy në grykë të KËLCYRËS dhe shikoj se si ky vend i cmuar më shkel syrin lozonjar, e më fton pa hezitim të shijoj ujin e kristaltë, pyjet e jeshilta e të mocme, e mbi të gjitha të konsumoj ushqimin e pregatitur me mjaft dashuri dhe shije.

Qënien tënde e përshkojnë mbresa pafund kur shikon këtë perlë me tërë këtë bukuri që nga bjeshket e NEMUNA, LIQENET E LURES, SYRI I KALTER, KSAMILI, SPILLE, dhe me PARISIN BUKUROSH TE SHQIPERIS, djepin e kulturës dhe të karnavaleve (KORCA), BREGDETIN JONIAN, HIMAREN etj.

E DUA shqipërinë për gjithcka që na dhuron.
Me të vërtet bukuria e saj verbuese më nxit herë pas here të vij e të relaksohem nën strehën e saj gjigante.
Me magjinë e saj natyrore ka prezantuar me mjaft delikates dhe fines thesarin e fshehur në zemrat e shqiptarëve , margaritarin e kultivuar.

3 Comments
taintedsong.com taintedsong.com taintedsong.com